Medreseja e Kavajës, ka mundur të renditet në vendin e dytë në Olimpiadën Shkencore IYIPO, të organizuar në Gjeorgji, duke fituar kështu medaljen e argjendtë.

Nxënësit e kësaj shkolle Esmir Keci dhe Xhevit Dushku, morën pjesë në konkurs me një projekt i cili ka të bëjë me pastrimin e mjedisit nga mbetjet, projekt i cili është pritur mjaft mirë dhe vlerësuar me çmim.

Në olimpiadën shkencore IYIPO, merrnin pjesë qindra nxënës nga vende të ndryshme të botës.

Çmimet në konkurse të tilla janë bërë të zakonshme tashmë për të gjitha medresetë në vendin tonë, ku çdo vit pjesëmarrësit në konkurse kthehen me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Nuk kanë munguar rastet kur kanë fituar të tria medaljet në një konkurs.

Medalje Argjendi nga IYIPO! Medalje Argjendi nga IYIPO! Medalje Argjendi nga IYIPO!