Medreseja e Beratit organizoi në ambientet e saj, një program festiv për Kur`anin, ku u shpërndanë çertifikatat e nxënësve të klasave të dhjeta për leximin e Kur`anit Famëlartë.

Kryevaizi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli, i pranishëm në këtë aktivitet, në fjalën e tij, theksoi se libri i Kur’anit është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut, duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij!

Në program u shpjegua rëndësia e Kur`anit, edhe përmes minidokumentarëve. Gjithashtu programi u shoqëria me këndim të ajeteve kuranore dhe ilahish nga nxënësit e shkollës.

 7 shkurt 2015

10258657_791162794292444_9127241489332905895_o 10835060_791163177625739_44913840649220189_o 10947324_791163160959074_7887695921573202772_o 10960169_791162440959146_2780087372618631690_o 10968363_791162884292435_788924372063522449_n 10986867_791162184292505_365717842891721596_o