Kanë filluar regjistrimet për Haxhin 2018, të cilat do të zgjasin nga data 27 Prill deri më 26 Qershor 2018.

Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Zyra e Haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që duan të kryejnë ritualin e haxhit të nxitojnë për regjistrim sepse koha është e kufizuar, pasi afati i fundit është 26 Qershor.

Paketa e haxhit për këtë vit është 3500 euro dhe përfshin:

– Transportin ajror vajtje-ardhje

– Transportin me autobuz në Mekë dhe Medine

– Akomodimin në hotele

– Ushqimi, mëngjesi dhe darka (me përjashtim: Mina & Arafat)

– Kurbani, ihrami, ujë zemzem, numra telefoni, etj

– Shoqërimi nga teologë dhe mjekë përgjatë guidës

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 1 vit.

– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare të jetë e shoqëruar me lejen e qëndrimit, me afat vlefshmërie jo më pak se 6 muaj.

– Fotografi pasaporte 2 copë.

– Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.

– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.

Personi që dëshiron të kryejë haxhin duhet të plotësojë këto kushte:

– Të jetë mysliman

– Të jetë i shëndoshë mendërisht

– Të ketë hyrë në moshën e pubertetit

– Të jetë i aftë fizikisht

– Të ketë mundësi financiare

– Të udhëtojë në kushte sigurie

Regjistrohuni pranë KMSH-së ose pranë myftinisë së qytetit tuaj deri më datë 26 qershor 2018

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:
e-mail: [email protected]
Tel: +355 422 304 92
Cel: +355 68 26 15 933