Ftesës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, ju përgjigjën jo vetëm stafi i institucionit por edhe dhjetëra besimtarë e qytetarë të ndryshëm të Tiranës.

Që nga nisja e saj në muajin Maj, kjo fushatë u shtri në xhami të ndryshme të Kryeqytetit, ku besimtarë të shumtë dhanë kontributin e tyre në këtë kauzë kaq fisnike, për tu mbyllur sot në ambientet e institucionit.

Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.

Nevojat e tyre janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në vendin tonë, ndaj Komuniteti Mysliman fton të gjithë besimtarët ti bashkëngjiten kësaj kauzë jetike për fëmijët të cilët vuajnë nga kjo sëmundje.

Allahu (xh.sh) i shpërbleftë të gjithë ata që dhuruan!