Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Islami në Ballkan”, organizuar nga Bashkësia Islame e Austrisë nën kujdesin e Presidentit të Austrisë, Dr. Heinz Fischer.

Konferenca u organizua më 10 tetor 2014 në Vjenë me pjesëmarrjen e liderëve myslimanë të bashkësive islame të Ballkanit.

Në fjalën e tij z. Bruçaj bëri një pasqyrim të gjendjes së Islamit në Shqipëri, perspektivave dhe sfidave që institucioni i Komunitetit Mysliman po përballet në kohët moderne, sa i përket përçimit në mënyrë sa më dinjitoze të mesazhit Islam.

Në këtë konferencë morën pjesë po ashtu rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, z. Fejzi Shaholli.

vjene austri (1) vjene austri (2) vjene austri (6)vjene austri (3)  vjene austri (5) vjene austri (4)