Sapo ka mbërritur në Tiranë imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.
Ai do të jetë për një vizitë katër ditore në Shqipëri, me ftesë të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Kryetari Spahiu i uroi mirëseardhjen mbrëmjen e sotme imamit Abdullah Avad el-Xhuheni. Ditën e nesërme vizita e imamit do të nisë me takimin zyrtar në selinë e KMSh. Gjatë vizitës në vendin tonë imami do të vizitojë disa myftini të vendit dhe do të ndajë ligjëratat e tij në xhamitë e Tiranës, Korçës, Elbasanit, Shkodrës.
Kjo vizitë 4-ditore e imamit të nderuar në vendin tonë, organizohet nga KMSh në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit që ky institucion ka me Ministrinë e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, i cili u firmos nga dy krerët në vitin 2019 në Rijad, Arabia Saudite.
Kjo është e hera dytë që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë fton në vendin tonë një imam të Qabes.