IMG_1649

Në kuadër të festave të nëntorit, Myftinia e Librazhdit, organizoi sot simpoziumin “Pavarësia e Shqipërisë dhe roli i klerit mysliman”.

IMG_1625 (2)Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se besimi Islam dhe përfaqësuesit kryesorë të tij në ato vite kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në formimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare, shpirtërisht dhe fizikisht, me penë e me armë, duke nënshkruar aktin e pavarësisë dhe duke ruajtur me vetëmohim kufijtë e brishtë të shtetit të ri.

“Në çdo lëvizje e përpjekje mbarëkombëtare, sheh që një rol të rëndësishëm kanë luajtur rilindësit e mëdhenj shqiptarë, ku në të shumtën ishin prijës myslimanë me detyra fetare, si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Korça, etj.”, nënvizoi nënkryetari Zaimi.

IMG_1692Ndërsa historiani Prof. Dr. Paskal Milo u shpreh se Komuniteti Mysliman dhe përfaqësuesit e tij asnjëherë nuk e ka ndarë veten nga çështjet kombëtare, duke filluar që nga liria e pavarësia, arsimi, kultura dhe shkenca.

“Përfaqësuesit myslimanë kanë qenë pionerë të Rilindjes Kombëtare. Ata vendosën themelet shtetit shqiptar dhe shinat në të cilat do të ecte vendi ynë në të ardhmen”, theksoi z. Milo.

Ai gjithashtu përmendi edhe emra të shquar të myslimanëve, të cilët kanë dhënë edhe një kontribut më të madh në çështjen kombëtare, si Haxhi Vehbi Dibrën, Haxhi Ymer Prizrenin, Sheh Karbunarën, Kadri Prishtinën, apo edhe më herët me Hasan Tahsinin e vëllezërit Frashëri.

IMG_1604 (2)Në përfundim z. Milo vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në këto 25 vite, që sipas tij ka bërë një progres të jashtëzakonshëm sa i përket çështjeve fetare, por duke i qëndruar besnik parimeve të fesë islame.

Ndërkohë Myftiu i Librazhdit, Taulant Bica, në fjalën e hapjes, u shpreh se në përpjekjet për liri e pavarësi hoxhallarët, paraardhësit tanë, kanë qenë ndër të parët dhe ndër më të rëndësishmit edhe pse historia duket se i ka harruar ato.

IMG_1654Aktiviteti u përshëndet edhe nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, z. Shefki Çota i cili falënderoi Komunitetin Mysliman për gatishmërinë e treguar dhe ndihmën ndaj familjeve të varfra të këtij rrethi.

I pranishëm në simpozium ishte edhe Drejtori i Kabinetit në KMSH z. Oltion Kola, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe qytetarë të shumtë të Librazhdit.

Në aktivitet u shfaq edhe një dokumentar mbi historikun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

IMG_1528

IMG_1522  IMG_1534

26 Nëntor 2014