kukes programi profetit 2013 (9)

Myftinia e Rrethit Kukës, organizoi paraditen e së shtunës (6 prill 2013) një program përkujtues për Profetin Muhamed a.s.

Për të tretin vit radhazi myftinia e këtij rrethi përkujtoi Profetin Muhamed a.s. me një program të veçantë festiv ku morën pjesë përfaqësues të Komunitetit Mysliman, përfaqësues të pushtetit lokal, intelektualë dhe qindra besimtarë e qytetarë kuksianë.

kukes programi profetit 2013 (3)Në fjalën e hapjes myftiu i Kukësit, Imam Islam Hoxha, falënderoi të pranishmit  për pjesëmarrjen në këtë program përkujtues mbi pejgamberin Muhamed a.s., më të dashurit të Zotit. Myftiu Hoxha u shpreh se figura më e lartë e njerëzimit meriton të përkujtohet vazhdimisht pasi ishte ai  kandili ndriçues i cili nxori botën nga errësira në dritë. “Ai njeri i veçantë me ekzistencën dhe prezencën e tij në këtë botë nderoi dhe ndriçoi të gjithë botët. Ai është mëshirë dhe dritë për njerëzimin dhe ne jemi ajo bashkësi fatlume ecën në gjurmët e tij”, tha Hoxha.

Më tej Myftiu Hoxha theksoi rëndësinë që ka ndjekja e rrugës së tij kur tha: “Ne duhet ta ndjekim Pejgamberin me qëllim që të fitojmë lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën, pasi ai ishte lajmëtari i rrugës së vërtetë. Në këtë botë ne jemi të përkohshëm, por përgjegjësia dhe misioni ynë është i madh, sepse kjo botë edhe pse është e vogël dhe e shkurtër, për nga rëndësia është si një farë që këtu mbillet për të dhënë frutat e saj diku tjetër.”
KUKES ALI AZIMINdërsa Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet, foli mbi cilësitë, vlerat dhe rëndësinë që ka ndjekja e shembullit të profetit Muhamed a.s. “Ai është një njeri i madh, një profet i denjë, një komunikues i shkëlqyer, një baba shembullor, një bashkëshort i dashur. Ai është modeli që i duhet njerëzimit”. Sot njerëzit kanë nevojë për njerëz besnikë, për njerëz të denjë ku të mbështeten, për mëshirë, dashuri, siguri e përkrahje, vlerësim e shpresë, ne kemi nevojë të gjithë për modelin e tij”, nënvizoi kancelari Zaimi.

Një fjalë të shkurtër mbajti edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i  cili e cilësoi Profetin Muhamed a.s. si zërin më të fuqishëm të së vërtetës së besimit dhe model i besueshmërisë dhe sigurisë. “Sot më shumë se gjithçka tjetër botës po i mungon siguria për vetveten, për prindërit, për fqinjët, fëmijën që e çon në shkollë, dhe ai, Profeti a.s., me shembullin e tij na mëson se si të respektojmë prindërit, fëmijët të moshuarit e fqinjin, ai është shembulli më i përkryer dhe më i kthjellët mbi atë se si mund të ndërtohet jeta”, u shpreh Myftiu Gurra.

kukes programi profetit 2013 (6)Më tej Myftiu i Tiranës shtoi se çdo moment të kësaj jete duhet ta kalojmë duke përkujtuar Krijuesin e Gjithësisë e duke ecur në gjurmët e Profetit të Botëve Muhamedit a. s. “Nëse shikojmë pas a kemi jetuar për ty o Zot, a kemi shkel në gjurmët e Resulullahut apo kemi jetuar për t’i bërë hije tokës. Çdo moment i kësaj dite dhe i kësaj jete merr vlerë vetëm kur pas të madhit Zot ndiqet një njeri, një burrë, shkelet në hapat e Krenarisë së Njerëzimit, Muhamedit a.s. i lavdëruar prej të madhit Zot”, tha ai.

Më pas programi vazhdoi me këndim Kur’ani nga udhëheqësi i grupit artistik i Universitetit Bedër, Daut Aktepe dhe me këndimin e ilahive të këtij grupi.

Profeti Muhamed a.s. është padyshim njeriu më i rëndësishëm i pemës së krijimit. Ai është drita udhëzuese drejt së vërtetës, më i dashuri  i Allahut, më i dashuri i njerëzve, është personaliteti që la mbresat më të mëdha në historinë njerëzore, është vula e profetëve, e ndër ta është më bujari, më i përkryeri. Në nder të kësaj figure të lartë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar organizuar aktivitete përkujtuese dhe simpoziume në në të gjithë vendin të cilat më pas kulmojnë me programin e madh “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e njerëzimit” që organizohet për çdo vit në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

/Drita Islame/

 

kukes programi profetit 2013 (2)

kukes programi profetit 2013 (10) kukes programi profetit 2013 (5)

kukes programi profetit 2013 (1)