Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Vakëf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti, pritën në një takim pune Myftiun e Elbasanit, z. Agim Duka, së bashku me anëtarët e këshillit të kësaj myftinie.
Fokusi i bisedës ishte investimi që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pritet të nisë së shpejti në një pronë vakëf në qytetin e Elbasanit.
Ky investim pritet të jetë një objekt me njësi tregtare dhe shërbimesh të ndryshme në një prej zonave qëndrore të qytetit.
Bashkërendimi dhe ndjekja e punëve në nivel qëndror dhe lokal ishte tema kryesore e bisedës.