Me ftesë të Myftiut të Egjiptit, z. Sheuki Ibrahim Al-Lam, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Myftinia e Egjiptit me temë “Institucionet e Fetvasë në Epokën Digjitale – Sfidat e Zhvillimit dhe Mekanizmat e Bashkëpunimit”, e cila po mbahet në Kajro, 2-3 gusht 2021.
Kryetari Spahiu mbajti një kumtesë në këtë konferencë.
Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të institucioneve fetare të Egjiptit, veçanërisht të myftinisë së këtij vendi, në rregullimin dhe standartizimin institucional të fetvasë dhe kompetencave përkatëse.
Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 85 delegacione të institucioneve fetare nga shtete të ndryshme të botës.
Në ditën e parë të konferencës, Kryetari Spahiu dhe një pjesë e kryesuesve të delegacioneve, u pritën edhe nga presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Abdulfetah el-Sisi.
Kryetari Spahiu shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Egjipt nga këshilltari i tij Prof. Dr. Xhemal Saferti dhe Myftiu i Gramshit, z. Ermir Gjana.