Gjatë qëndrimit në Abu Dabi, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, u takua me H.E. Ali Rashid Al Nuaimi, Kryetar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane.
Nuaimi mban një sërë detyrash të tjera të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Kryetar i Bordit të organizatës së Ekselencës kundër Ekstremizmit të dhunshëm Al-Hedayah, Anëtar dhe zv. Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Delegacionit Parlamentar dhe i Çështjeve të Mbrojtjes, të Brendshme dhe të Jashtme pranë Këshillit Kombëtar Federal.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimet e shkëlqyera që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka patur me organizmat që drejtohen prej tij, veçanërisht në kuadër të Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane dhe atë të Organizatës kundër Ekstremizmit.
H.E. Ali Rashid Al Nuaimi shprehu falenderimet dhe vlerësimet më të mira për KMSH dhe shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi ndër-institucional do të vazhdojë të shtrihet edhe në fusha të tjera në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi Kryetari Spahiu e falenderoi për bashkëpunimet e deritanishme, dhe bënë një rezyme të gjendjes aktuale të ecurisë së projekteve në fushat ku po bashkëpunohet dhe e ftoi atë për të vizituar Shqipërinë.
Në takim, Kryetari Spahiu u shoqërua nga këshilltari për marrëdhëniet me vendet arabe, z. Jamal al-Safarti.