Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, mbërriti në Jeddah të Arabisë Saudite ku u prit nga zëvendës ministri i Çështjeve Fetare, z. Auad el-Anezi, i cili shtroi edhe një darkë në nder të kryetarit Spahiu dhe delegacionit.

Më tej, i shoqëruar nga delegacioni i tij, z. Spahiu kreu edhe ritin e Umres në Qabenë e Shenjtë.