![Kryetari i Tarikatit Kadiri viziton kreun e KMSH-së](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2019/04/ZK1A8559-scaled.jpg)
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Kryetarin e Tarikatit Kadiri, Shejh Bujar Harasani.
Pasi i shprehu urimet kreut të KMSH-së me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit, z. Harasani u ndal në marrëdhënien e deritanishme të tarikatit që ai përfaqëson dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e vënë theksin mbi unitetin dhe bashkëpunimin dypalësh.
Kryetari Spahiu e falënderoi z. Harasani për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërmjet këtij tarikati dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.