Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!
Na hidhëroi lajmi i ardhur nga Kosova për vdekjen Dr. Rexhep Bojës!
Kam patur fatin ta njoh edhe personalisht Rexhep Bojën, një presonalitet i dijes dhe kulturës islame në trevat shqiptare.
I ndjeri Boja ka përmbushur me devocion të lartë të gjitha detyrat që ka mbajtur për gjatë gjithë jetës së tij.
Në emrin tim pesonal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij ndër vite!
I lutem Allahut ta përfshijë në mëshirën e Tij të pakufijshme dhe qoftë prej banorëve të Xhennetit hoxha i nderuar Rexhep Boja!