Në kuadër të një turi takimesh në myftinitë e rretheve, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku më Kancelarin, z.Ylli Cikalleshi, u ndalën javën që sapo lamë pas në Myftininë Lushnje.
Pas takimit me Myftiun e Lushnjes, z. Gramoz Blliku, ku dy drejtuesit e lartë të KMSH-së e përgëzuan për punën e bërë në këtë myftini, patën edhe një takim me të gjithë imamët e Myftinisë Lushnje.
Qëllimi i këtij turi takimesh, që drejtuesit më të lartë të KMSH-së po zhvillojnë në rrethe, është mbështetja për myftinjë, imamët dhe gjithë personelin mbështetës të institucionit në bazë, duke krijuar një sinergji në funksion të një qëllimi sa të madh aq edhe të përbashkët, përhapjen e mesazhit të drejtë e të pastër të islamit tek besimtarët.