IMG-20170306-WA0016

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj zhvilloi një vizitë në Zvicër ku mori pjesë në 25 vjetorin e themelimit të Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje.

Në programin artistik që ishte organizuar me rastin e përvjetorit, kryetari i KMSH-së theksoi se është një kënaqësi e veçantë dhe privilegj që të gjendesh mes bashkëkombësve që kanë themeluar këtë xhami e cila shërben në mbrojtjen e identitetit kombëtarë dhe fetar.

Në kuadër të kësaj vizite z. Bruçaj vizitoi xhami dhe institucione të ndryshme të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë vend.

Gjithashtu kryetari i KMSH-së falënderoi kryesinë e Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje për punën dhe kontributin e tyre në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe rritjen e vlerave fetare dhe kombëtare.

KMSH do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm institucional me xhamitë shqiptare në Zvicër.

Gjatë vizitës së tij në Zvicër kryetari i KMSH-së shoqërohej nga myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari dhe kryevaizi z. Lauren Luli.

IMG-20170306-WA0015 DSC_4348 DSC_4403

IMG-20170306-WA0011IMG-20170306-WA0002 IMG-20170306-WA0004 IMG-20170306-WA0005 IMG-20170306-WA0007 IMG-20170306-WA0008 IMG-20170306-WA0009