Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Myftiun e Vlorës z. Bilal Bodlli dhe imamët e kësaj myftinie.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u përqendrua në aktualitetin e myftinisë së këtij qyteti. Kryetari i KMSH-së i falënderoi imamët për kontributin e tyre të vyer dhe theksoi se KMSH do të jetë në mbështetje të tyre në mënyrë që kumtimi i Islamit të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Më tej, myftiu z. Bodlli dhe imamët pjesëmarrës e uruan Kryetarin e KMSH-së për zgjedhjen e tij në krye të institucionit dhe e siguruan atë për kontributin e mëtejshëm në shërbim të besimtarëve myslimanë të rrethit.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi për vizitën dhe urimet e përzemërta dhe u shpreh entuziast për të punuar së bashku në shërbim të islamit, kulturës dhe vlerave të tij.