Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, priti në një takim Myftiun e Korçës, z. Ledian Cikalleshi, myftiun e Pogradecit, z. Namik Mahmutllari, myftiun e Devollit, z. Artur Vrenozi si dhe imamët e qyteteve respektive.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi myftinjtë dhe imamët për kontributin e tyre të vyer dhe theksoi se KMSH do të jetë në mbështetje të tyre në mënyrë që kumtimi i Islamit të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Myftinjtë dhe imamët i uruan suksese Kryetarit Spahiu në misionin e tij fisnik në shërbim të besimtarëve.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme mbi mënyrat dhe përmirësimin e shërbimit ndaj besimtarëve.

Kryetari H. Bujar Spahiu i inkurajoi imamët të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit dhe përcjelljen e vlerave morale dhe shoqërore.

Ndërsa imamët gjatë takimit diskutuan mbi punën e tyre të përditshme, marrëdhëniet me besimtarët dhe dhanë mendime të ndryshme mbi metodat e kumtimit.