![Kryetari i KMSH-së, Spahiu sëbashku me kryeministrin Rama dhe ministren Margariti inspektuan Xhaminë Et’hem Beu](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2021/04/bujar-spahiu-ethem-beu-11.jpg)
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. bujar Spahiu, sëbashku me Kryeministrin, z. Edi Rama dhe Ministren e Kulturës, znj. Elva Margariti, inspektuan Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë në çelje të Muajit të Ramazanit.
Kryetari Spahiu dhe Kryeministri Rama panë nga afër rezultatin e një pune të gjatë, sa të bukur edhe të vështirë, të specialistëve restaurues, për të konsoliduar, restauruar strukturën e xhamisë dhe për të nxjerrë në dritë afresket e mrekullueshme të këtij objekti të rëndësishëm kulti në vendin tonë, njëkohësisht edhe monument kulture me vlera të rralla.