ambasadori turk (1)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skendër Bruçaj priti në një takim ambasadorin e Turqisë z.  Hidayet Bayraktar.

Z. Bajraktar uroi Kryetarin Bruçaj për detyrën e tij në udhëheqjen e Komunitetit Mysliman dhe shprehu gatishmërinë për rritur edhe më tej bashkëpunimin.

Kryetari Bruçaj falënderoi ambasadorin turk dhe u shpreh se Komuniteti Mysliman ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për frymën e bashkëpunimit në të mirë të besimtarëve myslimanë, dhe kombit shqiptar.

Ambasadori Bayraktar shoqërohej nga Këshilltari për Çështjet Fetare në ambasadën turke z. Shaban Ishlek.

11 Mars 2014

ambasadori turk (2) ambasadori turk (3)