Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim myftiun e Lezhës z. Agim Tereziu bashkë me dy imamë të kësaj myftinie.

Myftiu dhe imamët shprehën urimet më të mira për kreun e KMSH-së, për suksese të mëtejshme dhe vazhdimësi në kumtimin dhe përhapjen e mesazheve dhe vlerave të Islamit.

Kryetari i KMSH-së falënderoi myftiun dhe imamët për kontributin e tyre të vyer në shërbim të Islamit.

Z. Spahiu tha se KMSH nën drejtimin e tij do të  jetë në mbështetje të tyre, që vlerat dhe mesazhet e fesë sonë të përcillen tek besimtarët në mënyrën më të mirë.

Gjithashtu kryetari i falënderoi edhe për urimet me rastin e zgjedhjes në krye të KMSH-së.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë