Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler.

Ambasadori Sattler uroi kreun e KMSH-së për detyrën dhe shprehu gadishmërinë për të kontribuar në kuadër të forcimit të harmonisë fetare në Shqipëri.

Kreu i KMSH-së dhe ambasadori vlerësuan marrëdhëniet e mira të deritanishme dhe biseduam mbi projekte të përbashkëta në të ardhmen, konkretisht në organizimin e një konference gjatë këtij viti.

Kujtojmë se Ambasada e Austrisë, KMSH dhe komunitetet e tjera fetare në bashkëpunim me njëra-tjetrën organizuan vitin e kaluar Konferencën Ndërkombëtare rreth Dialogut Ndërfetar, me temë: “Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare për Europën”.

Kreu i KMSH-së e falenderoi ambasadorin për urimet dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve dhe shprehu gadishmërinë për organizimin e projekteve të tjera të përbashkëta.