Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Institucionit, H. Bujar Spahiu dhe Kancelarin, z. Ylli Cikalleshi.

Pjesë e këtij takimi ishin të gjitha përgjegjëset e zyrave të grave në myftinitë e vendit.

Kryetari Spahiu, pasi ju uroi mirëseardhjen u ndal në rëndësinë që kanë këto zyra në mbarëvajtjen e myftinive. Më tej ai i falënderoi ato dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritanishëm të tyre.

Programin e përshëndeti gjithashtu edhe kancelari i institucionit, z. Cikalleshi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj si dhe i falënderoi ato për përkushtimin që tregojnë.

Aktiviteti vijoi më tej me bashkëbisedime të ndryshme rreth mbarëvajtjes së aktiviteteve të deritanishme që zhvillohen nëpër rrethe nga zyrat e grave.

Në shenjë respekti për kontributin e tyre ndër vite në fushën e edukimit, Kryetari Spahiu dhe znj. Fatma Karaj, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, u shpërndanë të pranishmeve certifikata mirënjohjeje dhe disa dhurata simbolike.