kuvajtianet (2)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, paraditen e sotme (7 Tetor 2013) priti në një takim përfaqësues Drejtorisë  së Vakëfeve në Ministrinë e Vakëfeve të shtetit të Kuvajtit.

 

Në takim ishte Dr. Abdul Mohsen J. Alkharafi, Sekretar i Përgjithshëm i Drejtorisë së Vakëfeve dhe Mensur Khalid Al Saqabi, Drejtor i Departamentit të Studimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

 

Kryetari i KMSH-së, z. Muça pasi i uroi atyre mirëseardhjen i njohu ata me institucionin e KMSH-së dhe strukturën e tij organizative si dhe me situatën e shkëlqyer të islamit në Shqipëri.

Ndërsa përfaqësuesit kuvajtianë e falënderuan kreun Muça, për mikpritjen dhe e uruan atë për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të myslimanëve shqiptarë dhe ofruan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Komunitetin Mysliman. Më tej në takim u diskutua për një bashkëpunim afatgjatë mes KMSH-së dhe Drejtorisë së Vakëfeve në shtetin e Kuvajtit. Në përfundim mysafirët kuvajtianë e ftuan kryetarin Muça për një vizitë në Kuvajt.

Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të KMSH-së.

kuvajtianet (1)