Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit Nuncin Apostolik në Shqipëri, z. Charles John Brown.

Nunci Apostolik në Shqipëri i uroi kreut të KMSH-së suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë dhe i përcolli atij urimet e Papa Francheskut nga Vatikani.

Ai vlerësoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH në raport me bashkësitë e tjera fetare dhe ruajtjen e këtij aseti të çmuar, duke shprehur gatishmërinë për t’i forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në ruajtjen e vlerave dhe harmonisë ndërfetare.

Kreu i KMSH-së shprehu angazhimin etij për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë ndërfetare si dhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë.

Gjithashtu bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.