Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim imamët e Myftinisë së Shkodrës me në krye Myftiun z. Muhamed Sytari.

Myftiu sëbashku me imamët e kësaj myftinie shprehën urimet e tyre për zgjedhjen e z. Spahiu si kryetar të komunitetit si dhe i uruan atij suksese në misionin fisnik në shërbim të besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Nga ana e tij, Kryetari i KMSH-së e falënderoi myftiun dhe imamët për kontributin e tyre të vyer në shërbim të Islamit.

Bashkëbisedimi me ta vazhdoi më tej duke prekur një sërë tematikash aktuale në lidhje me myftininë e rrethit Shkodër.

Në fund të takimit Kryetari i KMSH-së z. Spahiu dhe Myftiu i Shkodrës z. Sytari shkëmbyen disa dhurata simbolike ndërmjet tyre.