Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim në selinë e KMSH-së ministren e Kulturës, znj. Elva Margariti.

Ministrja Margariti i uroi suksese kryetarit Spahiu në kryerjen e këtij misioni të lartë dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të KMSH-së në shoqëri.

Kryetari i KMSH-së e falenderoi ministren për urimin dhe vlerësoi bashkëpunimin e KMSH-së më Ministrinë e Kulturës.

Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet e përbashkëta të dy institucioneve si restaurimi i disa xhamive në Shqipëri.

Kryetari Spahiu dhe Ministrja Margariti shprehën gadishmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve si dhe investimet në ruajtjen e objekteve të kultit të cilat kanë një rëndësi të veçantë në historinë, trashëgimini dhe kulturën e vendit tonë.