Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim drejtorin e Qatar Charity në Shqipëri z. Shawki Abou Seif.

Drejtori i Qatar Charity e uroi kreun e KMSH-së për suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua mbi projekte të përbashkëta dhe veprimtari të dobishme sociale, edukative, fetare e bamirësie në shërbim të Islamit, kulturës dhe vlerave të tij.

Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj z. Shawki Abou Seif për urimet dhe shtoi se bashkëpunimi i frytshëm me Qatar Charity do të vazhdojë në shumë fusha të ndryshme.