Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!
Në emrin tim personal dhe të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia për bashkëshorten e Presidentit Nishani, fëmijët Ersi dhe Fiona dhe të afërmit e tij.
Zoti u dhëntë durim të përballojnë humbjen e njeriut të tyre të dashur!
Ne i jemi mirënjohës Presidentit Nishani për vlerësimin që i ka bërë “Medresës së Tiranës” dhe “Revistës Drita Islame”.