Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu po merr pjesë në konferencën ndërkombëtarë me temë “Vlerat e mesatarizmit në tekstet Kuranore dhe Traditës Profetike”.

Kjo konferencë orgoniohet në Arabinë Sauditë, në qytetin e Mekës nga “Lidhja e Botës Islame – Rabita” dhe nën kujdesin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud.

Konferenca do i zhvilloi punimet në datat 27-29 maj.

Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 800 të ftuar nga e gjithë bota, kryesisht lider fetarë, por pjesë e konferencës janë edhe shumë studiues dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Ndër të tjera kryetari i KMSH-së ka zhvilluar takime me myftiun e Egjiptit, Sheuki Ibrahim Alam dhe Ministrin Egjiptian të Vakëfeve, Muhamed Mukhtar Xhuma.

Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Ministrinë e Vakëfeve, Universitetin e Ez’herit dhe në fusha të ndryshme.