kryetari qytetar nderi

Ditën e shtunë më 15 qershor 2013, gjatë aktivitetit fetaro shkencor,  Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, Këshilli i Bashkisë Shkodër i ka akorduar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës.

Titulli iu akordua nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër z. Bardhyl Lohja.

Kreu i KMSH, pas marrjes së këtij titulli u shpreh “për mua është një kënaqësi e veçantë të jem qytetar nderi i Shkodrës, qytetit të dijes kulturës dhe vlerave islame”

Personalitetet e tjera që u dekoruan gjatë këtij aktiviteti:

  1. H. Hafiz Abaz Golemi (1870-1925)
  2. Hafiz Adem Kazazi (1880-1944)
  3. Hafiz Halit Bushati (? – 1916)
  4. Haxhi Ibrahim Kaduku (1869 – 1949)
  5. Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943)
  6. Haxhi Hafiz Jusuf Kelmendi (1876 – 1943)
  7. Jusuf Efendi Tabaku (1797-1904)
  8. Sheh Shaban Domnori (1868 – 1934)
  9. Hafiz Musa Dërguti (1888-1961)
  10. Hafiz Myrteza Vuci (1891-1954)
  11. Sheh Qazim Hoxha (1893 – 1959)
  12. Hafiz Sabri Bushati (1889 – 1971)
  13. Myderriz Selim Efendi Çoba (? – 1900)
  14. Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia) (1814 – 1891)
  15. Hafiz Sheuqet Boriçi (1884 – 1965)
  16. Vehbi Ismaili (1919 – 2008)
  17. Xhemal Naipi (1887 – 1955)
  18. Hafiz Ymer Bakalli (1880 -1953)
  19. Sheuqet Muka (1887 – 1967)
  20. Qazim Rroji

kryetari_shkoder3

100 personalitete

kryetari qytetar nderi (1)