Skender BrucajKryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, në emër të institucionit ka falënderuar të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë vendin, të cilët iu përgjigjën thirrjes nëpër të gjitha xhamitë e Shqipërisë, të premten e kaluar, për mbledhjen e ndihmave financiare në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet në Bosnjë-Hercegovinë.

Shuma prej 10.000 eurosh e mbledhur nga kjo fushatë sensibilizimi, i është dorëzuar Kryetarit të Bashkësisë Islame të Bosnjë– Hercegovinës Reis-ul Ulema Husein Kavazoviç, nga kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, gjatë vizitës që zhvilloi në Sarajevë më 28 Maj 2014.

Bosnje-Ndihma