Kryetarit të porsazgjedhur të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiut.

I nderuar vëlla Bujar!
Më lejoni që në emrin tim, në emër të institucioneve të Bashkësisë Islame dhe në emrin e besimtarëve myslimanë të Kosovës t’ju përgëzoj e uroj me rastin e zgjedhjes suaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Me këtë rast uroj që të bëni më të mirën për KMSH-në dhe besimtarët shqiptarë ashtu siç e bënë paraardhësit tuaj.
I nderuar Bujar nga ju pres të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer të dy bashkësive në të mirë të besimtarëve tanë, vendeve e shteteve tona.
Duke ju uruar e përgëzuar, Lus Zotin që të t’ju jap shëndet në jetë, mbarësi në punë e suksese në misionin tuaj sa të rëndësishëm e fisnik!
Me respekt,
vëllai juaj Naim ef. Tërnava
Myfti i Kosovës