Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë titullarët e medreseve të vendit, përkatësisht z. Ndriçim Gjimi, Drejtor i Medresesë Tiranë, z. Kujtim Dervishi, Drejtor i Medresesë Shkodër, znj. Neriman Gjinali, Drejtor i Medresesë Durrës dhe z. Ardit Dragoti, Drejtor i Medresesë Elbasan.
Ky takim vjen në kuadër të vlerësimit me çertifikatë të nxënëseve maturante të medreseve të cilët kanë hyrë në kategorinë e ekselencës, duke fituar kështu medalje të artë të dhënë nga Kryeministria e Shtetit Shqiptar për vitin 2022.
Prezentë në këtë takim, në selinë e KMSH-së, ishin edhe vetë studentet e lartëpërmendura, të cilat u vlerësuan me çertifikatë dhe një vlerë financiare simbolike.
Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu, u shpreh krenar me arritjet e nxënësve të medreseve, duke theksuar kontributin e stafit pedagogjik.
Ndërsa drejtuesit e medreseve të pranishëm në këtë takim shprehën falenderimet e tyre për organizimin e kësaj pritjeje. Në fjalën e tyre ata vlerësuan faktin që KMSH u kushton një rëndësi të veçantë dhe i mbështet vazhdimisht këto institucione arsimi.
Nxënëset fituese të medaljeve të arta i përkasin dy Medresesë së Tiranës dhe një Medresesë së Durrësit.