Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në drekë, drejtuesit e Medreseve në vend, në kuadër të festës së mësuesit.

Kreu Bruçaj, shprehu vlerësimet e tij maksimale për punën që bëjnë mësuesit në edukimin e brezave, pasi siç tha ai një brez i mirë edukuar tani, do ti shërbejë një të ardhmeje më të mirë.

Ai shtoi më tej se Medresetë janë institucione mjaft të rëndësishme, sa i përket arsimit shqiptar, pasi ato përgatisin individë, përveçse dijeve shkencore  ato pajisen me moral të lartë dhe qëllim për t’i shërbyer shoqërisë.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Medreseve falënderuan kryetarin Bruçaj për vlerësimin dhe u shprehën se edhe pse puna e tyre nuk është e lehtë, vështirësitë harrohen në momentin kur sheh së ke përgatitur të rinj që kanë ambicie pozitive dhe dëshirë të papërmbajtur për t’i shërbyer vendit të tyre.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i KMSH-së, z. Ali Zaimi dhe Drejtori i Arsimit, z. Astrit Zharrri.

3 mars 2016

ZK1A0099 ZK1A0106 ZK1A0114 ZK1A0116 ZK1A0118 ZK1A0119 ZK1A0121 ZK1A0123