Të martën më 23 shkurt 2016 , kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, z. Astrit Zharri si dhe Myftiu i Durrësit z. Redi Quku, zhvilloi një vizitë në Medresenë e vajzave “Mustafa Varoshi” në Durrës.

Drejtoresha e Medrese znj. Neriman Gjinali së bashku me Koordinatorin e Shoqatës “Mirësia” e falënderuan për mbështetjen që i ka dhënë KMSH-ja dhe Myftinia Durrës dhe bënë një panoramë të shkurtër rreth medresesë dhe arritjeve të saj.

Kryetari Bruçaj falënderoi drejtuesit e medresesë,  drejtuesit e shoqatës “Mirësia” si dhe stafin pedagogjik për përkushtimin e tyre. Z. Bruçaj gjithashtu takoi dhe maturantet e medresesë duke i uruar suksese e duke u lutur që Zoti t’jua lehtësojë rrugën e dijes.

bruca-durres (2)  bruca-durres (4) brucaj-durres