Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë në Maqedoni.

Kryetari Bruçaj vizitoi selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë ku u prit nga Reis ul Ulema H. Sulejmani ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm, z. Afrim ef. Tahiri.

Në këtë takim u diskutua forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Konkretisht u hodh idea e një projekti më i afërt i tre bashkësive islame, asaj të Shqipërisë,

Maqedonisë dhe Kosovës për përgatitjen e një botimi të Ilmihali-t (Njohuritë themelore të Islamit) në gjuhën shqipe.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryetari z. Bruçaj mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë së Çairit.

Në këtë  vizitë Kryetari z. Skender Bruçaj shoqërohej nga drejtori i Kabinetit z. Oltion Kola dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë z. Fejzi Shaholli.

18 Maj 2014

shkup (2)

shkup (1)10379275_723377394393119_749010764_n