Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë priti në një takim zëvendësministrin e Çështjeve Islame dhe Vakëfeve të Kuvajtit, Dr. Adel Abdullah Felah.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit me Komunitetit Mysliman dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare dhe Vakëfeve të Kuvajtit.

Kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, e njohu z. Felah me institucionin e Komunitetit Mysliman, projektet dhe planet për të ardhmen në shërbim të myslimanëve shqiptarë.

Nga ana  e tij Dr. Felah, shprehu gatishmërinë e tij dhe institucionit që ai përfaqëson për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për dialogun mes njerëzve dhe bashkëjetesën fetare në vend.

Kryetari Bruçaj, shoqërohej nga nënkryetari z. Bujar Spahiu, ndërsa z. Felah shoqërohej nga z. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

20 maj 2015

IMG_8838IMG_8836IMG_8841