Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, priti në një takim disa peshkopë arbëreshë të Italisë, personalitete të fesë, të cilët kanë edhe një kontribut të madh në çështjet e arbëreshëve/shqiptareve, në shtetin fqinj.

Në takim ishin: Mons. Donato OLIVERIO, Peshkop i Eparkise  LUNGRO (Cosenza); Protopresbiter Pietro LANZA,  Vikar i Peshkopit dhe Rektor i Seminarit, Protopresbiter Antonio BELLUSCI, themelues i revistës arbëreshe “Lidhja” dhe drejtor i Bibliotekës Ndërkombëtare Shqiptare “A. Bellusci”, FRASCINETO; Papàs Sergio STRAFACE, Sekretar i peshkopit.

Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të Komunitetit Mysliman.

 

ZK1A0841 ZK1A0873