ambasadori gjerman

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skendër Bruçaj, priti një takim ambasadorin e gjerman në Tiranë z.   Hellmut Hoffman

Z. Hoffman uroi kryetarin Bruçaj për detyrën dhe misionin që i është besuar në udhëheqjen e komunitetit më të madh fetar në vend dhe shprehu gatishmërinë  e tij dhe shtetit gjerman për çdo bashkëpunim.

Kryetari Bruçaj në fjalën e tij theksoi se Komunitetit Mysliman do të jetë i hapur për rritjen e bashkëpunimit me çdo institucion në të mirë të besimtarëve dhe shoqërisë sonë.

Z. Bruçaj e njohu ambasadorin gjerman edhe me funksionimin e Komunitetit Mysliman në qendër, me myftinitë në rrethe si dhe me sistemin arsimor të KMSH-së.

19 Mars 2014