Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj, priti në një takim imamët e Myftinisë së Librazhdit së bashku me Myftiun z. Taulant Bica, ku u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e Xhamive të zonës së Librazhdit.

Gjatë takimit kreu Bruçaj i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari z. Bujar Spahiu, u shpreh se shërbimi në rrugën e Allahut është plot sfida dhe sprova, por edhe shpërblimi nga ana e Zotit është i madh. Ai inkurajoi imamët të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit.

Pas takimit imamët kanë parë edhe punimet e Xhamisë së Namazgjasë, më pas ata vizituan Medresenë e Tiranës, Universitetin Bedër si dhe Xhaminë Riza Bajrami në Durrës.

12 mars 2016

12674575_458142674386342_2124262684_n  10660837_458142677719675_690698712_n