Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, priti në një takim Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, z. Najeeb A. Al-Bader, para përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Ambasadori Al-Bader, gjatë takimit, uroi z. Bruçaj për një haxh të pranuar dhe shprehu edhe njëherë vullnetin e shtetit të Kuvajtit për të ndihmuar dhe kontribuar në nisma dhe projekte të përbashkëta, në funksion të edukimit dhe çështjeve të ndryshme sociale që shqetësojnë sot shqiptarët.

Kryetari Bruçaj, falenderoi z. Al-Bader për të gjithë kontributin gjatë mandatit të tij si ambasador në Shqipëri. Kreu i KMSH-së i dhuroi ambasadorit Al Bader një certifikatë mirënjohje me motivacionin “për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, sociale dhe çështjeve fetare mes dy popujve miq”.

29 Shtator 2015

KMSH0534

KMSH0524