![Kryerja e tavafit e Umres dhe Sajin midis kodrave Safa dhe Merve.](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2022/07/290116521_5322667281127117_772421186801807979_n.jpg)
Pas akomodimit përkatës në hotelin e Mekkës, haxhinjtë shqiptarë të të dy grupeve të para, kanë kryer tavafin e Umres dhe Sajin midis kodrave Safa dhe Merve.
Ashtu si të gjithë besimtarët e shumtë të mbledhur nga e gjithë bota Islame, ata i janë lutur Krijuesit të Gjithësisë, Allahut (xh.sh), si dhe kanë falur namaz në Qaben e madhnueshme.
Allahu (xh.xh) ua pastë pranuar!
Ndërkohë sot pasdite pritet të mbërrijnë dhe të akomodohen në po të njëjtin hotel edhe grupi i tretë i haxhinjve të cilët do të nisen nga Tirana.
![](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2022/07/290194256_5322666924460486_4508652968861866921_n-300x183.jpg)
![](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2022/07/290312526_5322666751127170_1409160181785524214_n-300x161.jpg)
![](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2022/07/290393257_5322667074460471_6038260143244391890_n-1-300x180.jpg)