Iftar - Basha - 2014 (7)Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka shtruar një iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i cili përkoi dhe me Natën e Bekuar të Kadrit.

Të ftuar të zotit Basha ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, e personalitete nga fusha të ndryshme.

Duke iu uruar agjërim të lehtë e të pranuar, z. Basha ka përzgjedhur disa lutje drejtuar Zotit në këtë natë, mes të cilave edhe për orientimin e drejtë të vendimmarrësve.

“T’i lutemi Zotit që të zbresë sa më shumë mençuri, sa më shumë vendosmëri, e sa më shumë dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve, e në veçanti të vendimmarrësve, e të na udhëheqë në rrugën e vendimeve të duhura e të drejta, të na heqë nga rruga e vendimeve të gabuara, e të na mundësojë në këtë mënyrë të jemi të vërtetë dhe të dobishëm në punën tonë dhe betimit tonë për t’i shërbyer njerëzve dhe këtij vendi”, tha z. Basha.

23 Korrik 2014

Iftar - Basha - 2014 (2)

Iftar - Basha - 2014 (6)

Iftar - Basha - 2014 (3)

Iftar - Basha - 2014 (5)

Iftar - Basha - 2014 (1)   Iftar - Basha - 2014 (4)