Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, z. Mohummed Umar Sayed, kreun e organizatës “Mirësi për botën” dhe z. Ervis Xhelo, këshilltar i tij për vendin tonë.

Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet organizatës në fjalë dhe KMSh-së për mbështetjen e aktivitetit fetar në xhami të ndryshme të vendit, ndihmesën e shtresave në nevojë, hapjen dhe menaxhimin e jetimoreve, hapjen dhe menaxhimin e qendrave kulturore, ofrimin e bursave shkollore, zhvillimin e aktiviteteve të bamirësisë, etj.

Kjo marrëveshje do të ketë një vlefshmëri 10-vjeçare.