Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bashkë me grupin shoqërues kanë vizituar Akademinë Ndërkombëtare të Fikhut, Universitetin Islam të Medinës dhe Kompleksin e shtypshkronjë së Kuranit Famëlartë “Mbreti Fahd”.

Drejtori i Akademisë së Fikhut e informoi kryetarin mbi tematikat aktuale që kjo akademi po shqyrton.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e akademisë për nevojat e përditshme të besimtarëve në kohën moderne dhe të çështjeve të ndryshme bashkëkohore.

Ndërsa Shtypshkronja e Kur’anit Famëlartë “Mbreti Fahd” boton Kur’anin për të gjithë botën në disa gjuhë, duke përfshirë botimin edhe në Gjuhën Shqipe.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për një sasi të konsiderueshme të Kuranit në gjuhën shqipe për nevojat e besimtarëve në vendin tonë.

Ndërsa në Universitetin e Medinës, sekretari i përgjithshëm i universitetit e njohu me programin dhe me kontigjentin e studentëve nga Shqipëria dhe disa vende të botës.

Nga ana tjetër kreu i KMSH-së e njohu me programin dhe aktivitetin e Universitetit Bedër në Tiranë.