Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu bashkë me nënkryetarin, z. Taulant Bica ishin për një vizitë në Medresenë e Elbasanit.

Gjatë kësaj vizite kryetari i KMSH-së zhvilloi një takim me drejtorin e shkollës, z. Klevis Topin dhe disa mësues.

Gjatë takimit drejtori e njohu kryetarin me aktivitetin e përditshëm të medresesë dhe mbarëvajtjen e mësimdhënies.

Kreu i KMSH-së e falenderoi drejtorin dhe stafin pedagogjik për punën e tyre dhe tha se Medreseja e Elbasanit dhe medresetë e tjera të vendit kanë një rëndësi të veccantë për KMSH-së.