Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të KMSH-së, ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite kreu i KMSH-së u prit nga kryetari i BFI të RMV-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Kreu i KMSH-së, z. Spahiu vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy institucioneve dhe e uroi Sulejman ef. Rexhepin për promëvimin e veprës prej 6 vëllimesh “Për fe dhe atdhe”.

Ndërsa kryetari i BFI të RMV-së falënderoi kreun e KMSH-së për vizitën dhe tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.