Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim me z. Muhamed Muhtar Xhum’a, ministër i Çështjeve Fetare dhe Vakëfeve në Egjipt.

Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe shkëmbimin e eksperiencave me interes të përbashkët.

Gjithashtu kreu i KMSH-së zhvilloi një takim edhe me z. Mohamed Bin Rashed Al-Halife, zëvendës i Këshillit të Lartë të Çështjeve Islame në Bahrejn.