Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim z. Jacques Marion, zv/president i Federatës Universale të Paqes për Europën dhe Lindjen e Mesme.

Kreu i KMSH-së e falënderoi z. Marion për vizitën dhe e njohu shkurtimisht me historikun, aktivitetin dhe rolin e institucionit në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Ndërsa z. Marion e njohu kryetarin e KMSH-së mbi aktivitetet e Federatës Universale të Paqes të organizuara në disa vende të ndryshme.

Gjatë takimit kryetari i KMSH-së dhe z. Marion diskutuan mbi harmoninë dhe bashkëjetësën fetare në Shqipëri dhe më gjerë, si dhe mbi faktorët që ndikojnë pozitivisht tek bashkëjetësa, harmonia dhe paqja.

Në fund të takimit z. Marion e ftoi kryetarin e KMSH-së që të jetë pjesë e samitit që Federata Universale e Paqes do të organizojë në Tiranës